Regjistrimi i Lindjeve

Regjistrime Civile

Regjistrimi dhe deklarimi i lindjeve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile rregullohen nga Ligji nr. 10129, datë11.05.2009 Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar.

Lindjet si fakt, kohë, vend, gjinia dhe amësia vërtetohen me certifikatëne asistencës së lindjes, me raport mjekësor ose procesverbal, të hartuarnë kohën e lindjes, i cili vërtetohet nga personeli mjekësor i pranishëm,si dhe përgjegjësi i trenit, kapiteni i anijes ose i avionit në udhëtim,drejtuesi i burgut ose i repartit ushtarak, organi i rendit publik, apo zyrtarëtë përfaqësive diplomatike jashtë shtetit, në mungesë të personelitmjekësor.

Në mungesë të dokumentacionit të përmendur më lart,vërtetimi i faktit të lindjes mund të provohet edhe nëpërmjet gjykatës.

Dokumentet e mësipërme shërbejnë për plotësimin e aktit të lindjes. regjistrimi i fëmijës në zyrëne gjëndjes civile e bën atë shtetas shqiptar, me të gjithatë drejtat kushtetuese.

Fëmija me prindër të panjohur prezumohet i lindur në vendin ku ështëgjetur dhe në kohën që përcaktohet me raport mjekësor.Fëmija me prindër të panjohur pajiset me procesverbal nga organetpërkatëse të rendit publik dhe raport mjekësor, të lëshuar nga mjeku izonës ku është gjetur.

Me kërkesë të shërbimit të gjendjes civile ose, kryesisht, me miratimine kryetarit të  bashkisë/njësisë bashkiake/komunës, ku është gjetur fëmija,atij i caktohet emri e mbiemri, si dhe emra prindërish imagjinarë, që mundtë ndryshojnë me kërkesë të vetë fëmijës, kur bëhet madhor, ose mevërtetimin ligjërisht të prindërve.

Në të gjitha rastet e parashikuara në këtë nen, fëmija i gjetur regjistrohetnë vendin, ku vendoset për jetesë, me përjashtim të të gjeturit madhor,që flet vetëm gjuhë të huaj e që regjistrohet si person pa shtetësi.

Deklarimi i lindjes

Lindja  e fëmijës deklarohet te nëpunësi i gjendjes civile nga prindërit,pjesëtarët madhorë të familjes, përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët, dhe,në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga personat, që kanë të drejtëtë vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga përfaqësues tënënës, me prokurë të posaçme.

Deklarimi i lindjes së fëmijës së gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit,bëhet nga organet e njësisë së qeverisjes vendore, organi i rendit publik,në juridiksionin e të cilit ndodhet vendi i gjetjes, në bazë të procesverbalittë mbajtur në kohën e gjetjes së fëmijës.

Regjistrimi i lindjes

Regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet në zyrën e gjendjes civile tëvendbanimit të prindërve ose në vendin ku ka ndodhur lindja.

Për fëmijën e gjetur, të cilit nuk i dihen prindërit, regjistrimi bëhet nëzyrën e gjendjes civile të vendit ku është gjetur.

Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ngashtetas shqiptarë, mebanim të përhershëm në Shqipëri, regjistrimi i lindjes së fëmijës bëhet nëpërfaqësitë diplomatike ose konsullore shqiptare, në vendin ku ka lindur.

Kur kjo është e pamundur, regjistrimi bëhet edhe në shërbimin e gjendjescivile të atij vendi.Kur regjistrimi i lindjeve kryhet brenda 60 ditëve, për lindjen Brenda vendit dhe brenda 90 ditëve, për lindjen jashtë vendit, nëna përfitonshpërblim në masën 5 000  (pesë mijë) lekë.

Akti i lindjes

  1. Akti i lindjes vërteton ligjërisht lindjen e shtetasit.
  2. Akti i lindjes është procesverbali, që mbahet për çdo të lindur, inënshkruar nga nëpunësi i gjendjes civile në bashki/njësi bashkiake/komunë dhe deklaruesi.

Ai përmban:

  • numrin rendor, datën e mbajtjes dhe zyrën e gjendjes civile;
  • datën e plotë dhe orën e lindjes;
  • vendin e lindjes;
  • emrin e mbiemrin, të caktuar sipas dispozitave ligjore në fuqi;
  • numrin e identitetit të fëmijës;
  • gjininë;
  • kombësinë, në përputhje me kombësinë e prindërve;
  • shtetësinë;
  • faktin nëse ka lindur normal, binjak apo siamez;
  • numrin e identitetit dhe identitetin e nënës;
  • numrin e identitetit dhe identitetin e babait, kur njihet, sipas dispozitave
  • ligjore në fuqi;
  • identitetin, numrin e identitetit dhe cilësinë e deklaruesit;
  • numrin e identitetit, emrin dhe mbiemrin e përkthyesit.

Kush mund ta regjistrojë fëmijën në gjendjen civile?

  • Nëna e fëmijës;
  • Babai i fëmijës, nëse ai ka martesëligjore me nënën;
  • Personat madhorë që janë në fletën familjare të nënës së fëmijës

Për fëmijët e lindur në maternitet:

Nënat duhet të jenë të pajisura me letërnjoftimin personal në mënyrëqë të regjistrojnë fëmijën në certifikatën e asistencës në lindje, ose në mungesë të letërnjoftimin një dokument tjetër të vlefshëm të lëshuar nga Zyra përkatëse e Gjendjes Civile.

Regjistrimii rregullt i nënës në maternitet,me emrin dhe mbiemrin e saktë,është kushti i parë për regjistrimine rregullt të fëmijës.

Për fëmijët e lindur në kushte shtëpie:

Për fëmijët e lindur jashtë qendrave shëndetësore, lindja vërtetohet nga raporti i dhënë prej mjekut pasi merr kontakt me nënën e fëmijës. Në këtë rast nëna duhet tëparaqesë njëdokumentidentifikimi të vlefshëm me fotografi dhe me të dhënat e sakta të regjistruara në gjendjen civile përkatëse.

Kur fëmija është gjetur dhe nuk i dihen prindërit, prezumohet e lindur në vendin ku është gjetur dhe në kohën që përcaktohet me raport mjekësor. Ky fëmijë duhet të pajiset me procesverbal të organeve përkatëse të rendit publik dhe të raportit mjekësor të lëshuar nga mjeku i zonës ku është gjetur

Për fëmijët e lindur jashtë shtetit.

Fëmijët të cilët kanë lindur jashtë territorit të Shqipërisë por që janë pajisur me dokumente të rregullat të lindjes nga një institucion shëndetësor të atij shtetit, ky dokument lindjeje vërtetohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Jashtme e Shtetit të Huaj dhe paraqitet në Konsullatën e Republikës së Shqipërisë në atë shtet, e cila bën regjistrimin e fëmijës dhe regjistrimi mundtë kryhet më pas dhe nëgjendjen civile përkatëse në Republikën e Shqipërisë.