Për Jetimët

Ndihmë ekonomike, përkrahje sociale dhe sigurime shoqërore

Statusi i jetimit jepet në zbatim të një Ligji Nr. 8153, dt. 31.10.1996. Statusin e jetimit e përfitojnë të gjithë personat me moshë nga 0-25 vjeç që kanë kaluar ose jo nëpërinstitucionet shtetërore apo private të përkujdesit shoqëror dhe që plotësojnë këto kritere.

  • Janë të lindur jashtë martese
  • Nuk kanë gjallë asnjë nga prindërit
  • U është hequr e drejta prindërore për të dy prindërit me vendim të formës së prerëtë gjykatës, ose  e njërit prind dhe prindi tjetër nuk jeton.
  • Që braktisen nga të dy prindërit dhe nuk u njihet identiteti i tyre.

Statusi i jetimit jepet nga SHSSH-ja nga një komision specialistësh në nivel drejtorie në përbërje të të cilit është dhe një përfaqësues i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë. Kjo shoqatë është themeluar vitin 1991 dhe ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të jetimëve dheintegrimin e tyre në komunitet. Kryetar i këtij Komisioni është Drejtor i Përgjithshëm iSHSSH-së. Ky komision mblidhet 1 herë në tre muaj. Personat që plotësojnë kriteret emësipërme përfitojnë nga ky status edhe pasi kanë kaluar moshën 25 vjeç, nëse nuk janëtrajtuar nga shteti me strehim dhe në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 49, dt.29.01.1993 “Për përcaktimin e kritereve për të pastrehët”,  dhe janë në kushte të vështirajetese.

Jetimët të cilët pretendojnë për përfitimin e këtij statusi përgatisin dokumentacionin emëposhtëm, të cilin e dorëzojnë pranë Zyrave Rajonale të Përkujdesit Shoqëror dhekonkretisht: 

  • Çertifikatën e lindjes së personit  
  • Dokumentacionin që vërteton trajtimin e tyre nga institucionet publike  a privatetë përkujdesit shoqëror (shtëpitë e foshnjës dhe fëmijës ) nëse janë sistemuar nëkëto institucione.
  • Çertifikatën e vdekjes së të dy prindërve, nëse asnjëri prej tyre nuk është gjallë.
  • Vendimin e gjykatës së formës së prerë për rastin e heqjes së të drejtësprindërore të të dy prindërve ose të njërit prind, kur prindi tjetër nuk jeton.
  • Vendimin e gjykatës që deklaron të braktisur fëmijën nga të dy prindërit, ose nganjëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton.
  • Për rastet e përcaktuara në pikat  “d” dhe “e” dorëzohet dhe certifikata e vdekjes së prindit.

Personat që kanë kaluar moshën 25 vjeç përveç dokumenteve të mësipërme duhet tëparaqesin si më poshtë  vijon:

  • Të jenë përfitues të ndihmës ekonomike
  • Janë të pastrehë në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 49, datë 29.01.1993  “Për përcaktimin e kritereve për të pastrehët”.

Përfitimet nga Ligji i Statusit të Jetimit

  • Vendosja në Institucione Publike dhe private të përkujdesit social
  • Prioritet në punësim dhe strehim
  • Të drejta studimi sipas prirjeve dhe aftësive, bursë të plotë, trajtime me veshmbathje për vitet e shkollës.
  • Jetimi që mbaron shkollën dhe nuk është sistemuar akoma në punë i jepet ndihmë ekonomike
  • Jetimët që vazhdojnë shkollat për periudhën e verës (pushimet) trajtohen me pagesë suplementare (e përcaktuar me VKM) 

Ligjit Nr. 8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit” është një ligj i cili adreson njësërë institucionesh. Ai përcakton detyrime për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dheShanseve të Barabarta, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punëve Publike,Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë eMbrojtjes. Në bazë të tij, jetimët me status jetimi trajtohen si grup prioritar për të përfituarnga programet që ka çdoMinistri.