Masa për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje
Kodi i Familjes ka parashikuar dhe masa urgjente në rast të mosrespektimit të detyrimeve që rrjedhin nga martesa. Sipas nenit 61 të tij, “Masat urgjente” është parashikuar se: “Në qoftë se njëri nga bashkëshortët nuk plotëson ne mënyrë të dukshme detyrimet e tij dhe vë në rrezik interesat e familjes, gjykata, me kërkesën e bashkëshortit tjetër, mund të përcaktojë të gjitha masat urgjente që lidhen me ta. Zgjatja e masave te parashikuara në këtë nen duhet të jetë e përcaktuar dhe në asnjë rast të mos i kalojë 3 vjet”. Ndërsa në nenin 62 të Kodit të Familjes parashikohet marrja e masave urgjente kundër dhunës bashkëshortore dhe në mbrojtje të familjes, duke detyruar dhunuesin të largohet nga banesa bashkëshortore.
Rregullimet e mesiperme, u plotësua me ligjin nr. 9669/2006 i ndryshuar “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”. Masat e percaktuara në këtë ligj janë të llojeve të ndryshme, ( nenin 10 të ligjit nr. 9669/2006), si:
- të karakterit parandalues/mbrojtës): detyrimi i dhunuesit të mos kryejë ose të kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje; detyrimi të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejtë apo tërthorazi me viktimën; detyrimi të mos i afrohet viktimës dhe vendbanimit ose vendit të punës në një distancë të caktuar; largimi i menjëhershëm të dhunuesit nga banesa për një afat kohor të caktuar në urdhërin e mbrojtjes së gjykatës dhe lejimin për të mos hyrë në banesë pa një autorizim nga vetë gjykata; posedimin e banesës prej viktimës; vendosja e viktimës dhe të miturit në strehime të përkohshme, ndalimi i hyrjes ose qëndrimit në banesën e përkohshme a të përhershme të viktimës, ose në ndonjë pjesë të saj, pavarësisht nga të drejtat e pronësisë, apo posedimit të saj nga ana e dhunuesit; shoqërimin e dhunuesit prej nje personi të autorizuar nga gjykata,konfiskimi i armës;
- të karakterit ekonomik: pagimi i qirasë së banesës në favor të viktimës, pagimin e detyrimit ushqimor, detyrimin për pagesat periodike;
- për mbrojtjen e të miturve: kufizimi ose ndalimi i dhunuesit të takohet me fëmijën; kalimi i kujdestarisë së përkohshme të fëmijës vetëm tek viktima; heqja e përkohshme e përgjegjësisë prindërore ndaj dhunuesit.
- të karakterit rehabilitues, si për viktimën ashtu edhe për dhunuesin nëpërmjet krijimit të qendrave të posaçme dhe programeve të përshtatshme
Në të parashikohen masat mbrojtëse, që vendosen nga gjykata si: urdhrat e menjëhershëm mbrojtës dhe urdhrat mbrojtës. Megjithatë, duhet sqaruar se, urdhrat mbrojtës nuk janë zëvendësuese të procedimit penal. Ato nuk mund të ndalojnë procesin penal ndaj dhunuesit kur janë kryer vepra penale, duke përfshirë kanosje, sulme, ose forma të tjera dhune.
Mbrojtja nga dhuna në marrëdhëniet familjare rregullohet më me hollësi nga Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”.
Ky ligj ka për qëllim:
Ky ligj ka për qëllim:
1. Parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të
përshtatshme ligjore dhe të masave të tjera të nevojshme.
2. Garantimin e mbrojtjes me masa ligjore dhe me masa të tjera të nevojshme të pjesëtarëve të
familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar, si dhe të çdo individi, subjekt i këtij ligji, që paraqet nevoja të veçanta mbrojtjeje.
Subjektet që mbrohen nga ky ligj janë të gjithë personat e cilësuar si më poshtë:
- bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja apo ish-bashkëshorti/ja apo ish-partneri/ja bashkëjetues;
- vëllezërit, motrat, përfshirë, sipas rastit, edhe bashkëshortin/en ose bashkëjetuesin/en e tyre, si dhe nipin e mbesën, nëse këta të fundit janë anëtarë të njësisë shtëpiake;
- paraardhësit dhe pasardhësit në vijë të drejtë, pa kufizime, përfshirë edhe rastet kur kjo marrëdhënie krijohet nëpërmjet birësimit;
- prindërit e bashkëshortit/es ose të bashkëjetuesit/es, përfshirë dhe thjeshtrin/ thjeshtrën, edhe sikur kjo lidhje të burojë nga birësimi;
- gjinia në vijë të drejtë, përfshirë edhe prindërit, edhe fëmijët e birësuar të bashkëshortit /es ose bashkëjetuesit/es;
- vëllezërit dhe motrat e bashkëshortit, bashkëshortes, bashkëjetuesit/es;
- fëmijët e bashkëshortëve ose partnerëve bashkëjetues;
- personat, të cilët janë ose kanë qenë në marrëdhënie intime, jo domosdoshmërisht të shoqëruar me bashkëjetesë, gëzojnë të njëjtën mbrojtje;
- kujdestari dhe personi që ndodhet në kujdesin e tij gjatë kohës që vazhdon kujdestaria, sipas
- përcaktimeve të kujdestarisë mbi të miturit dhe kujdestarisë për personat me aftësi të kufizuar dhe personit që i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar sipas dispozitave të Kodit të Familjes.”.
Subjekte që mbrohen nga ky ligj janë edhe shtetasit e huaj ose personat pa shtetësi që kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, sipas legjislacionit në fuqi për azilin në Republikën e Shqipërisë, dhe të huajt me qëndrim të rregullt për motive të ndryshme, sipas legjislacionit në fuqi për të huajt, që përfshihen në kategorinë e subjekteve të përcaktuara më lart.
Në rast të dhunës në familje, viktima mund t’i drejtohet me anë të një kërkese stacionit të policisë më të afërt (të zonës ku banon ose ndodhet), njësisë përkatëse vendore (komunë, bashki), qendrës shëndetësore të zonës ku banon apo ndodhet ose me kërkesë-padi gjykatës së rrethit të vendbanimit, vendndodhjes së saj ose të dhunuesit/es, për të marrë masat e nevojshme. Çdo person që konstaton një rast të ushtrimit të dhunës në familje mund t’u drejtohet me anë të një kërkese autoriteteve të mësipërme për të ndërmarrë masat e nevojshme.
Masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje
1. Mbrojtja ndaj dhunës në familje, në zbatim të këtij ligji, do të sigurohet me këto mënyra:
- duke urdhëruar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditësit/es (viktimës) apo pjesëtarëve të tjerë të familjes së viktimës;
- duke urdhëruar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me viktimën apo pjesëtarë të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër;
- duke larguar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të gjykatës dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e gjykatës;
- duke ndaluar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet përtej një distance të caktuar viktimës apo pjesëtarëve të familjes së viktimës, siç përcaktohet në nenin 3 pika 3 të këtij ligji apo siç emërtohet në urdhër;
- duke ndaluar menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) që t’i afrohet shtëpisë, vendit të punës, banesës së familjes së origjinës apo banesës së çiftit të ardhshëm ose të personave të tjerë dhe për më tepër shkollës së fëmijëve, ose vendeve të cilat frekuentohen më tepër nga viktima, me përjashtim të rasteve kur frekuentimi bëhet për arsye pune;
- duke vendosur menjëherë viktimën/at dhe të miturit në strehime të përkohshme, duke mbajtur parasysh në çdo rast interesin më të lartë, atë të të miturit;
- duke kufizuar ose duke ndaluar të paditurin/ën (dhunuesin/en) të takohet me fëmijën e viktimës, sipas kushteve të cilat mund të jenë të përshtatshme;
- duke i ndaluar të paditurit/ës (dhunuesit/es) hyrjen ose qëndrimin në banesën e përkohshme apo të përhershme të viktimës, ose në ndonjë pjesë të saj, pavarësisht nga të drejtat e pronësisë apo të posedimit të dhunuesit;
- duke urdhëruar një person të autorizuar nga gjykata (punonjës i rendit ose përmbarues gjyqësor) që të shoqërojë viktimën ose të paditurin/ën (dhunuesin/en) deri në banesën e viktimës dhe të mbikëqyrë largimin e pasurisë personale;
- duke urdhëruar organet zbatuese të ligjit që të sekuestrojnë çdo armë që i përket dhunuesit gjatë kontrollit të kryer apo të urdhërojë dhunuesin për të dorëzuar çdo armë që i përket atij;
- duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të lejojë viktimën të posedojë banesën të cilën e përdorin së bashku viktima dhe dhunuesi/ja ose ndonjë pjesë të saj;
- duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të paguajë qeranë e banesës së përhershme apo të përkohshme të viktimës, si dhe detyrimin ushqimor për viktimën, fëmijët apo pjesëtarë të tjerë të familjes që ka në ngarkim;
- për sa kohë urdhri mbrojtës është në fuqi, trajtimi i pasurisë kryhet në përputhje me Kodin e Familjes, nenet 57, 58 dhe 60;
- duke i hequr dhunuesit, përkohësisht, përgjegjësinë prindërore ose, nëse është rasti, kujdestarinë mbi të miturin, kujdestarinë për personin me aftësi të kufizuara, ose për personin që i është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar. Kur gjykata vendos të heqë ushtrimin e përgjegjësisë prindërore nga të dy prindërit ose nga prindi i vetëm, ajo cakton kujdestarinë e përkohshme mbi fëmijët, duke zbatuar rregullat e parashikuara në Kodin e Familjes dhe legjislacionin procedural në fuqi;
- duke urdhëruar organet kompetente, shërbimet sociale të njësive përkatëse të vetëqeverisjes vendore dhe/ose organizatat që ofrojnë shërbime, që, sipas rastit, të mbështesin me ndihmë psikosociale, shëndetësore e financiare personat e dhunuar në familje, si dhe të monitorojnë respektimin e urdhrave të mbrojtjes nga palët, duke paraqitur raportet përkatëse përpara koordinatorit vendor për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare;
- duke urdhëruar të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të bëjë një pagesë periodike në favor të personave bashkëjetues, të cilët, për efekt të masës së mësipërme, mbeten të privuar nga mjetet e jetesës. Për të siguruar pagesën, gjykata mund të vendosë që shuma të derdhet nga punëdhënësi në favor të përfituesit. Një vendim i tillë përbën titull ekzekutiv;
- duke përfshirë viktimën e dhunës në familje në programe rehabilitimi;
- duke urdhëruar dhunuesin/en, nëse është rasti, të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale dhe/ose në programe të aftësimit prindëror, të organizuara nga subjekte publike ose private. Përgjegjësit e programit të rehabilitimit raportojnë përpara koordinatorit vendor për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, pjesëmarrjen e të paditurit në program dhe ecurinë e tij, në mënyrë periodike si dhe në përfundim të programit, në të cilin të përfshihen rezultatet e rehabilitimit të dhunuesit. Nëse dhunuesi/ja nuk merr pjesë në program, atëherë, me kërkesë të mbledhjes ad-hoc të mekanizmit të koordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje ose të subjekteve të parashikuara nga neni 13, i këtij ligji, zbatohen dispozitat e Kodit Penal, për veprime të kryera në kundërshtim me vendimin e gjykatës për urdhrat e mbrojtjes.
- duke urdhëruar të paditurin ose dhunuesin/en, nëse është rasti, të marrë pjesë në programe rehabilitimi, pranë qendrave spitalore, qendrave ambulatore ose qendrave komunitare, që japin shërbime të shëndetit mendor, shërbime të alkoologjisë ose shërbime të toksikologjisë. Përgjegjësit e programit të rehabilitimit vënë në dijeni koordinatorin vendor pranë Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje për pjesëmarrjen e të paditurit në program dhe ecurinë e tij.
Në urdhrin e mbrojtjes, të lëshuar me vendim gjykate, mund të parashikohen disa nga masat mbrojtëse të parashikuara më lart.
Organi kompetent për lëshimin e urdhrave mbrojtës në rastin e dhunës në familje është gjykata e rrethit gjyqësor, seksioni familjar.
Gjykata, kryesisht, në urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes ose/dhe në urdhrin e mbrojtjes, mund të parashikojë masa mbrojtëse për fëmijët që kanë pësuar dhunë ose kanë qenë të pranishëm kur është ushtruar dhunë në familje. Gjykata, sipas vlerësimit të saj, mund të zbatojë edhe masa mbrojtëse e procedura të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, derisa nuk cenohen afatet e procesit gjyqësor të parashikuara nga ky ligj.
Vendimi për zgjidhjen e martesës, i shpallur nga gjykata gjatë kohës së zbatimit të UMM/UM-së për pasojat e njëkohshme, fillon të zbatohet nga dita e përfundimit të UMM/UM-së. Në rast se gjykata ka vendosur detyrime të ndryshme ushqimore për fëmijët në këto vendime, zbatohet vendimi më i favorshëm për fëmijët.
Për të vendosur sigurimin e masave mbrojtëse të përmendura në nenin 10 të këtij ligji, gjykata lëshon urdhra mbrojtjeje dhe urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje.
Pala e interesuar mund t’i kërkojë gjykatës, sipas rastit, konform dispozitave të këtij ligji, lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, pa kërkuar paraprakisht nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Pasi gjykata të ketë lëshuar një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, pala e interesuar mund të kërkojë lëshimin e një urdhri mbrojtës, siç parashikohet në këtë ligj. Urdhri mbrojtës përkatës shërben për të rikonfirmuar vazhdimësinë e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe siguron masat mbrojtëse të përcaktuara më lart.
Kërkesën për urdhër mbrojtjeje mund ta paraqesin: