Detyrat e Ministrit të Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë ka përgjegjësitë dhe kryen detyrat e mëposhtme:
a) zhvillon politikën shtetërore në fushën e ndihmës juridike;
- i propozon Ministrisë së Financave projektbuxhetin vjetor për ndihmën juridike, në përputhje me
- rregullat e parashikuara në legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor;
- mbikëqyr mirëfunksionimin e sistemit të ndihmës juridike dhe zbatimin e buxhetit vjetor për ndihmën juridike;
ç) raporton çdo vit në Kuvend për gjendjen e sistemit të ndihmës juridike;
miraton aktet e mëposhtme:
i) formularin e kërkesës për ndihmë juridike parësore;
ii) formularin e kërkesës për ndihmë juridike dytësore;
iii) formularin e kërkesës për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe i shpenzimeve gjyqësore;
iv) formularin e vetëdeklarimit për ndihmë juridike parësore;
v) formularin e vetëdeklarimit të të ardhurave dhe të pasurive, sipas këtij ligji;
vi) formularin e vetëdeklarimit për kategoritë e veçanta, sipas nenit 11 të këtij ligji;
- formatin e regjistrit për regjistrimin e kërkesave dhe vetëdeklarimeve të mësipërme;
- formatin e regjistrit të organizatave jofitimprurëse që ofrojnë ndihmë juridike parësore;
ix) formularin e ankimit ndaj vendimit të rrëzimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore.
Ministria e Drejtësisë merr masat e nevojshme për publikimin e formularëve të parashikuar në këtë paragraf në format të aksesueshëm nga personat me aftësi të kufizuar;
dh) miraton krijimin e qendrave të shërbimit të ndihmës juridike parësore, pasi të ketë marrë më parë mendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor;
e) miraton kontratën tip me organizatat jofitimprurëse për shërbimet e ndihmës juridike parësore, sipas parashikimeve të këtij ligji, pasi të ketë marrë më parë mendimin e ministrisë përgjegjëse për financat;
ë) miraton kontratën tip me avokatët për dhënien e shërbimeve të ndihmës juridike dytësore;
f) miraton, pasi të ketë marrë më parë mendimin e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kriteret dhe metodologjinë për vlerësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve të ndihmës juridike dhe procedurat e mbikëqyrjes nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas të shërbimeve të ndihmës juridike;
g) miraton me udhëzim të përbashkët me ministrin përgjegjës për financat, pasi të ketë marrë më parë mendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, kriteret e përfitimit të pagesave dhe tarifat përkatëse të shpërblimit të avokatëve, të cilët ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore;
gj) miraton procedurat që ndiqen nga Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në lidhje me pagesat për shpenzimet gjyqësore, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
h) publikon listën e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore dhe listën e organizatave jofitimprurëse të autorizuara që ofrojnë shërbime të ndihmës juridike parësore në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë;
i) miraton rregullat dhe procedurat për mbledhjen, plotësimin dhe administrimin e të dhënave të regjistrit të kërkesave dhe vetëdeklarimeve të subjekteve të këtij ligji dhe të regjistrit të organizatave jofitimprurëse që ofrojnë ndihmë juridike parësore;
j) kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara me këtë ligj.
Ky nen parashikon shprehimisht për detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Drejtësisë të cilat janë bazuar dhe duhet të zbatohen duke respektuar dispozitat ligjore përkatëse të parashikuara në Kushtetutën e Shqipërisë[1], Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave[2], Ligj nr.8678, datë 14.5.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë", i ndryshuar[3], Ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe akte të tjera[4]. Veçanërisht, bazuar në nenin 6[5] të Ligjit nr. 9000/2003, në lidhje me ndihmën juridike, si detyra të Ministrit të Drejtësisë duhen kuptuar jo vetëm ato që parashikohen shprehimisht në Ligjin nr. 111/2017, por edhe ato që parashikohen në ligje të veçanta, si dhe ato që ngarkohen nga Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri.
Në leximin e nenit 7 të Ligjit nr. 111/2017, duhen mbajtur parasysh edhe dallimi midis institucionit të Ministrit dhe Ministrisë përkatëse. Neni 7 i Ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” parashikon se Ministria është personi juridik publik, që përfaqësohet dhe drejtohet nga Ministri dhe se Ministria mbështet, në aspektin teknik, veprimtarinë e Ministrit.
Në lidhje me detyrat që duhet të ushtrojë Ministri i Drejtësisë në fushën e ndihmës juridike edhe sipas nenit 7 të Ligjit nr. 111/2017, për qëllime të vlefshmërisë, hyrjes në fuqi dhe zbatueshmërisë të akteve përkatëse ligjore dhe nënligjore por edhe për qëllime të ndërhyrjeve përkatëse të Ministrit të Drejtësisë, duhet te zbatohen veçanёrisht dispozitat pёrkatёse tё Kushtetutёs sё Republikës së Shqipërisë, si neni 80[6], neni 100[7], neni 104[8], neni 116[9], neni 119[10].
Ky nen duhet të lexohet se ai përcakton jo vetëm detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Drejtësisë në fushën e ndihmës juridike, por edhe përcakton disa nga aktet nënligjore të cilat duhet të miratohen në zbatim të Ligjit nr. 111/2017.
Në bazë të nenit 7 të Ligjit nr. 111/2017, detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Drejtësisë në fushën e shërbimit të ndihmës juridike përmblidhen si vijon: zhvillon politikën shtetërore për të siguruar akses efektiv në sistemin e drejtësisë për shërbimin e ndihmës juridike, përgatit projektbuxhetin në përputhje me legjislacionin në fuqi, ngre Drejtorinë për Ndihmën Juridike Falas në varësi të saj, mbikëqyr zbatimin e dispozitave ligjore e nënligjore dhe ndihmon në vlerësimin e cilësisë së ndihmës juridike të dhënë, i propozon Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në rast të shkeljes së dispozitave të ligjit, fillimin e procedimit disiplinor për marrjen e masave të pezullimit ose heqjes së lejes së ushtrimit të profesionit të avokatit[11].
Në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Drejtësisë të përcaktuara në nenin 7 pika ‘a’, kjo dispozitë duhet lexuar jo vetëm si detyrim i Ministrit në lidhje me zhvillimin e politikave përkatëse, e përcaktuar kjo edhe në nenin 5 ‘Misioni i Ministrisë së Drejtësisë’ të Ligjit për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe me hartimin e strategjive afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjatë që kanë të bëjnë me ndihmën juridike. Hartimi dhe më pas miratimi njëkohësisht i politikave dhe strategjive përkatëse nga Këshilli i Ministrave në lidhje me ndihmën juridike është një detyrim i cili është zbatuar tashmë në këtë mënyrë të njëkohëshme nga Ministri i Drejtësisë. Vetëm për qëllime të të kuptuarit të gërmёs përkatëse ‘a’ të nenit në fjalë, vlen të përmendet edhe hartimi dhe miratimi i strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë 2017-2020 dhe të planit tё saj veprimit[12] i cili për qëllime të objektivit 3 të saj “Përmirësimi i funksionimit të sistemit gjyqësor duke forcuar efektivitetin, transparencën dhe qasjen në pajtim me standardet evropiane” ka miratuar edhe strategjinë dhe planin e veprimit në fushën e ndihmës juridike. Strategjia ndërsektoriale e drejtësisë që do të miratohet për vitet në vazhdim dhe planet e veprimit përkatës duhet të konsiderohen dhe zbatohen.
Në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrit të Drejtësisë të përcaktuara në nenin 7 pika ‘b’, buxheti për ndihmën juridike duhet të propozohet dhe të ndiqet deri në miratim në përputhje me legjislacionin përkatës për procedurën e buxhetimit shtetëror dhe, mbi të gjitha, në Ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtesise” dhe Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar[13], veçanërisht nenet 22 deri 31 të këtij të fundit.
Zërat që duhen propozuar në buxhetim në lidhje me ndihmën juridike, duhet të kenë të bëjnë me zëra të tillë, si pagat, shpërblime, sigurime shoqërore e shëndetsore për punonjësit në strukturat përkatëse që japin ndihmë juridike parësore, personel administrativ në Drejtorinë e Ndihmës Juridike, qendrat, etj., por edhe shpenzime në lidhje me avokatët që do të kontraktohen në vite, të caktuar për dhënien e ndihmës juridike dytësore. Po kështu, kujdes duhet kushtuar gjatë buxhetimit për shpenzimet gjyqësore, përfshirë tarifat gjyqësore, që mundësojnë ofrimin e shërbimeve efektive të ndihmës juridike. Për aq sa mund të jetë a zbatueshme në lidhje me Ligjin nr. 111/2017, kujtojmë se neni 147/a i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon se Ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor kur diskutohen çështje që lidhen me planifikimin strategjik dhe buxhetin e pushtetit gjyqësor.
Në lidhje me detyrimet e përcaktuar në nenit 7 pikat ‘d’ deri ‘k’ të Ligjit nr. 111/2017, Ministri duhet të miratojë aktet nënligjore sipas përcaktimeve përkatëse të Ligjit nr. 111/2017. Në zbatim të këtij neni, deri në datën e këtij Komentari, Ministri i Drejtësisë ka miratuar aktet e rradhitura shprehimisht në seksionin “Hyrje” të këtij Komentari.
Kryerja e detyrave sipas gërmës ‘d’ dhe të tjera përkatëse të këtij neni 7, duhet përmbushur nga Ministri i Drejtesisë duke konsideruar edhe udhëzimet përkatëse të parashikuara nga Direktiva 2002/8/EC, veçanërisht neni 13/2[14] dhe 16: formularët duhet të jenë në gjuhën shqipe zyrtare dhe, në kushtet që ndihma juridike duhet të jepet edhe të huajve, formularët duhen të jenë të gatshme edhe në gjuhën angleze, si një nga gjuhët zyrtare të BE, formularët duhet të kenë kërkesa të qarta në lidhje me dokumentet e nevojshme që duhet t’i bashkëngjiten formulareve, kur është e zbatueshme, të mos kenë nevojë për legalizim ose formalitet ekuivalent, dhe për të lehtësuar aplikimet dhe për transmetimin e këtyre aplikimeve duhet të krijohet një formë standarde për ndihmën juridike dhe një procedurë e mirëpërcaktuar. Pa kundërshtuar sa më sipër, detyrat e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me ndihmën juridike janë përcaktuar jo vetëm në Ligjin nr. 111/2017 dhe në aktet nënligjore përkatëse, por edhe në legjislacionin tjetër përkatës. Kështu, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”, i ndryshuar, neni 7 ‘Detyrat e autoriteteve përgjegjëse të linjës’ parashikon shprehimisht “...3. Ministria përgjegjëse për drejtësinë ka këto detyra: ...c) mbikëqyr funksionimin e sistemit të ofrimit të ndihmës juridike për viktimat e dhunës në familje, sipas rregullave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për ndihmën juridike të garantuar ngashteti;...”. Në veçanti, këto akte të tjera duhen konsultuar veçanërisht në funksion të detyrës së Ministrit për të monitoruar cilësinë e ofrimit të ndihmës juridike, në kushtet që dispozitat përkatëse në ligje të tjera parashikojnë detyra specifike në lidhje me zbatimin e ligjit përkatës.
Komentet
Vineri_ylPt
Sat, 16/09/2023 - 23:31
Качество и доступная цена на мешки для строительного мусора
мешки для строительного мусора цена мешки для строительного мусора цена.
Fidel_wgoa
Sun, 17/09/2023 - 02:20
Приобретайте мешки для транспортировки и хранения мусора
мусорные мешки пакеты для мусора.
Fratony_odea
Mon, 18/09/2023 - 01:43
Скотч лента для самостоятельной упаковки
скотч купить скотч оптом.
Zinne_sjOn
Mon, 18/09/2023 - 02:36
Новые полиэтиленовые мешки
полиэтиленовые мешки мешки полиэтиленовые.
Damo_fhpt
Mon, 18/09/2023 - 04:22
Приобретайте мешки для мусора с доставкой почтой
мешки для мусора мешки для мусора.
Wood_nupr
Mon, 18/09/2023 - 18:48
Отличные мешки для мусора по лучшим ценам
мусорные мешки цена пакеты для мусора.
Evori_poea
Mon, 18/09/2023 - 19:07
Прочная скотч лента для упаковки
клейкая лента скотч.
Evori_ojoa
Mon, 18/09/2023 - 22:59
Приобретайте мешки для транспортировки и хранения мусора
пакеты для мусора мешки для мусора.
Zinne_rxOn
Tue, 19/09/2023 - 20:51
Сдача полиэтиленовых мешков
мешки полиэтиленовые полиэтиленовые мешки оптом.
Koda_hupt
Tue, 19/09/2023 - 23:22
Выбирайте мешки для мусора в нашем каталоге
мешки для мусора мешки для мусора.
Frato_ofea
Fri, 22/09/2023 - 06:01
Скотч лента для удобства
скотч скотч купить.
Damon_lmpt
Fri, 22/09/2023 - 09:13
Низкие цены на мешки для мусора в нашем интернет магазине
мешки для мусора мешки для мусора.
Ryli_ngOn
Sun, 24/09/2023 - 04:34
Распродажа полиэтиленовых мешков
полиэтиленовые мешки мешки полиэтиленовые.
Woos_ftpr
Sun, 24/09/2023 - 18:12
Лучшие бренды мешков для мусора по доступным ценам
мешки для мусора оптом от производителя в Москве мешки для мусора Москва.
Como_jgMa
Wed, 27/09/2023 - 18:58
Сравните предложения и купите пакеты для колес
пакеты для шин пакеты для колес автомобиля.
Ffer_suea
Wed, 27/09/2023 - 20:56
Скотч лента для Ваших бытовых целей
клейкая лента клейкая лента.
Catal_abOn
Thu, 28/09/2023 - 03:12
Лучшие полиэтиленовые мешки
полиэтиленовые мешки оптом полиэтиленовые мешки.
Zend_yuOn
Sun, 01/10/2023 - 03:43
Надежное производство полиэтиленовых мешков
полиэтиленовые мешки оптом полиэтиленовые мешки.
Fratony_piea
Sun, 01/10/2023 - 04:32
Заказать скотч ленту на дом по низкой цене
клейкая лента клейкая лента.
Iann_izmr
Mon, 02/10/2023 - 05:11
Лучшие мешки мусора 120 литров в наличии
мешки для мусора 120 л купить пакеты мусорные 120 литров.
Mari_crel
Sat, 07/10/2023 - 01:53
Качeственные мешки для мусора 30 литров
мешки мусорные 30 л цена пакеты для мусора 30 л.
Naiara_iiPt
Sun, 08/10/2023 - 23:55
Доставка мешков для мусора 160 литров по всей России
мешки для мусора 160 л оптом мешки для мусора 160 л оптом.
Uasim_fsKl
Mon, 09/10/2023 - 00:32
Заходите и купите мешки для мусора размером 240 литров!
мешки для мусора 240 л купить мешки для мусора 240 л оптом.
Talic_cdmt
Sun, 15/10/2023 - 00:58
Используйте пакеты для сбора медицинских отходов
пакеты медицинские для отходов пакеты для сбора медицинских отходов.
Fusa_hyea
Fri, 20/10/2023 - 23:07
Скотч лента для самостоятельной упаковки
скотч скотч купить.
Zayin_zzot
Sun, 22/10/2023 - 20:03
Качественная и надежная стрейч-пленка
стрейч пленка купить стрейч пленка купить.
Ttia_nymt
Sun, 22/10/2023 - 20:20
Настоящие пакеты для сбора медицинских отходов - простота в использовании
пакеты медицинские для отходов медицинские пакеты.
Erni_jjst
Mon, 23/10/2023 - 05:02
Необходимость Защиты От Болезней С Помощью Бахил
купить бахилы оптом бахилы оптом.
Zoie_weoa
Tue, 24/10/2023 - 05:58
Приобретайте мешки для транспортировки и хранения мусора
мусорные мешки пакеты для мусора.
Strey_nlei
Thu, 26/10/2023 - 05:36
Долговечность и деликатность: черная стрейч пленка
черная стретч пленка http://strejch-plenka-chernaya.ru/.
Igell_pkkt
Fri, 27/10/2023 - 18:54
Отличные мешки для строительного мусора для дома и дачи
строительные мешки для мусора купить http://lipeckpak.ru/.
Ietj_lder
Mon, 30/10/2023 - 02:18
Мешки для мусора высокого качества по доступной цене
где купить мусорные мешки http://kaluga1pak.ru/.
Bahily_lcpt
Tue, 31/10/2023 - 05:31
Скидки при закупке бахил оптом
бахилы купить в москве http://bahily-optom-mos.ru/.
2Streych_aroa
Thu, 02/11/2023 - 21:00
Гарантийная белая стрейч пленка
стретч пленка озон http://strejch-plenka-belaya.ru/.
Quan_ptst
Thu, 02/11/2023 - 23:24
Выберите Скотч для проектов средней сложности
скотч цена http://skotch1.ru/.
Doror_ager
Fri, 03/11/2023 - 23:39
Купите мешки для строительного мусора с доставкой
мешки для строительного мусора http://meshki-dlya-stro....
Fernya_dcOl
Sun, 05/11/2023 - 03:51
Отличное качество хозтоваров оптом
оптовая продажа хозяйственных товаров http://hoztovaropt.ru/.
Kshan_nePi
Sun, 05/11/2023 - 07:56
Надежный производитель полиэтиленовой продукции
производство упаковки в москве http://proizvoditel-pol....
polietilen_qlPl
Sun, 05/11/2023 - 09:23
Уникальное предложение - полиэтиленовые мешки
мешки полиэтиленовые толстые http://meshki-polietilenovye1.ru/.
Maham_ldoa
Sun, 05/11/2023 - 10:31
Полипропиленовые мешки оптом: лучшее предложение
купить мешки полипропиленовые http://polipropilenovye-meshki-....
Streychopt_pbpl
Mon, 06/11/2023 - 06:14
Экономия от покупки стрейч пленки
пленка стрейч оптом http://streych-plenka-optom.ru/.
meshki_dnei
Mon, 06/11/2023 - 08:27
Высокопрочные мешки для мусора для дома, офиса и поля
стоимость мешков для мусора http://meshki-dlya-musora-zena.ru/.
Oriness_fxsn
Tue, 07/11/2023 - 09:17
Фасовочные пакеты - изготовление на любой заказ
купить пакеты фасовочные оптом http://fasovochnye-pakety-optomm.ru....
Xinah_lapl
Wed, 08/11/2023 - 00:57
Огромный выбор стрейч пленки
стрейч пленка упаковочная купить http://streych-plenka-msk1.ru/.
Shaun_ymoa
Wed, 08/11/2023 - 03:09
Удобные и практичные бахилы
купить бахилы оптом дешево http://bahily-optomm.ru/.
Meshki_jvsn
Wed, 08/11/2023 - 12:06
Недорогие мусорные мешки с завязками
пакеты для мусора с завязками 35 литров https://meshki-dlya-musora-s....
Streych_dppl
Thu, 09/11/2023 - 07:47
Заказывайте лучшие товары для покупки оптом
стрейч пленка купить оптом http://strejch-plenka-optomm.ru/.
Polipropil_gvka
Thu, 09/11/2023 - 08:40
Лучшие полипропиленовые мешки с гарантией качества
мешок полипропиленовый купить http://polipropilenovye-meshki.ru/.
Iers_grei
Sat, 11/11/2023 - 08:18
Бережное отношение к окружающей среде с помощью мешков для мусора
купить мусорные пакеты http://meshki-dlya-musora-zena.ru/.
Yton_juen
Sun, 12/11/2023 - 02:26
Улучшите утилизацию медицинских отходов с пакетом для максимального результата
мешки для мед отходов http://pakety-dlya....
Pages