Për Persona me Aftësi të Kufizuar

Ndihmë ekonomike, përkrahje sociale dhe sigurime shoqërore

Person me aftësi të kufizuar është individi, të cilit i është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimit fizik, shqisor, të intelektit, psikike/mendo, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.

Vlerësimi i aftësisë së kufizuar  

Aftësia e kufizuar në Shqipëri vlerësohet nga komisione të veçanta të specializuara, në përbërje të të cilëve ka specialistë të disiplinave të ndryshme, si: mjekë pediatër, okulistë, psikiatër etj. Përpara se personi t’i drejtohet Komisioneve, do të kalojë më parë tek mjeku i familjes dhe mjeku specialist (sipas llojit të sëmundjes).

Komisionet që vlerësojnë PAK janë:

a)  Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, (KMCAP),

b)  Komisioni Mjekësor për Përcaktimin e Verbërisë (KMPV).

Personat me aftësi të kufizuar ndahen në dy grupe:

Grupi 1: personat me aftësi të kufizuara të lindur ose që janë bërë të tillë deri në moshën 21 vjeç;

Grupi 2: personat e aksidentuar, të sëmurë me sëmundje profesionale dhe të përgjithshme të bërëgjatë punës, kur kanë qenë të siguruar.Një grup tjetër janë Invalidët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare .

KMCAP vlerëson invalidët e punës me invaliditet të plotë, kur nga aksidenti ose shkaqe që lidhen me punën, kanë humbur me shumë se 67 % të aftësisë për punë dhe të pjesshëm, kur kjohumbje është 33%- 65%.Kur personat me aftësi te kufizuara të të dy grupeve, sipas vlerësimit te Komisionit, nuk janë në gjendje të kujdesen për veten, ata kanë të drejtë të zgjedhin një kujdestar, i cili  paguhet për shërbimet ndaj personit.

KMCAP epror është i vendosur ne Tiranë dhe shqyrton te gjitha ankesat e qytetareve për KMCAP lokale.Personat me aftësi te kufizuara ne shikim (të verbrit) vlerësohen nga një komision i veçantë, Komisioni i Caktimit të Verbërisë, i cili vepron vetëm në Tiranë.

Skema e përfitimeve për shkak të aftësisë së kufizuar në Shqipëri mund të ndahet në vija të përgjithshme në dy grupime kryesore:

a) Persona të cilët kanë kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore, pra persona të cilët kanë një historik punësimi (invalidë pune);

b) Persona të cilët nuk kanë një historik punësimi, pra që janë persona me aftësi të kufizuara për shkaqe që nuk lidhen me punësimin (PAK);

Përfituesit e pagesës për aftësinë e kufizuar

  1. Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha. 
  2. Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
  3. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës.
  4. Personat përfitues të cilët me vendim të komisioneve mjekësore të posaçme përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe  një kujdestar me pagesë.

Pagesa për personat me aftësi të kufizuar jepet në formën e një kësti mujor, në lekë. 

Cfare  dokumentacioni duhen për të përfituar pagesës për aftësi të kufizuar?

1.Personat, që kërkojnë të komisionohen për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqesin në seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore të bashkisë/komunës, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Certifikatën e gjendjes familjare;

b) Certifikatën personale me fotografi ose kopje e letër njoftimit;

c) Vendimin e mëparshëm të KMCAP-it, i cili vërteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit;

ç) Fletëdrejtimin për në KMCAP, kur personi komisionohet për herë të parë;

d) Epikrizën përcjellëse, sa herë rikomisionohet.

2.Kur personi me aftësi të kufizuara, i cili, me vendim të komisionit mjekësor, përcaktohet se ka nevojë për përkujdesje, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesë edhe këto dokumente shtesë:

a) Certifikatën personale, me fotografi, të personit kujdestar ose kopje e leter njoftimit;
b) Deklaratën/vendimin gjyqësor, për kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftësi të kufizuara;
c) Raportin mjeko-ligjor, që vërteton se kujdestari është i aftë, fizikisht dhe mendërisht.

3. Personat me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekin shkollën e mesme apo shkollën e lartë, me apopa shkëputje nga puna, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesin edhedokumentet e mëposhtme:

a) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës, ku të shënohen:

i) Emri i personit që ndjek shkollën;

ii) Lloji i arsimit që ndjek, ku përcaktohet, nëse është cikël shkollor, normal ose i përsëritur;

iii) Vitin shkollor.

b) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga

personi përfitues (çdo tre muaj).

c) Kopjen e noterizuar të dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në

mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve kualifikimit.

ç) Vërtetimin se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë, pa shkëputje nga puna.

4. Personat me aftësi të kufizuara, të cilët vazhdojnë studimet pasuniversitare, përveç dokumentacionit të përcaktuar në pikën 19, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme:

  • Vërtetimin nga institucioni ku vazhdon studimet pasuniversitare, në të cilin të jenë përcaktuaremri i personit, lloji i studimit dhe kohëzgjatja.
  • Vërtetimin nga titullari i institucionit, për frekuentimin e studimeve. Kur studimet zgjasin me shumë se 6 muaj, vërtetimi duhet të paraqitet një herë në tre muaj.
  • Kopjen e noterizuar të diplomës apo të dëshmisë së përfundimit të studimeve pasuniversitare ose të mbrojtjes së gradës shkencore.